Teatri i Kukullave mbush 60 vjeç
Regjisori i parë, nismëtar për eksperimentimin e Teatrit të Kukullave, ishte Xhemal Broja. Ishte ai që mblodhi edhe aktorët e parë, Marta Burdën, Eleni Plasarin, Ana Kçirën, Myftar Armirin, Avni Resulin, Tiftire Ketën, Qenan Toron, Enver Dautin, Melpomeni Çobanin etj. Kukullat u përgatitën nga Ndoc Kodheli, dekoret nga piktori Rrok Dabërdaku dhe kostumet nga Veta Stillu.
Teatri i parë profesionist i Kukullave, ishte i përbërë vetëm nga 12 persona nga të cilët: një regjisor, një piktor për kukullat e skenat, pesë aktorë, një marangoz, një rrobaqepës, një elektricist, një makinist dhe një llogaritar. “Fatbardha” u shfaq në skenën e kinema “Republika”, ku zhvilloi aktivitetin e tij Teatri i Kukullave që nga fundi i vitit 1950 e deri në vitin 1955.
Puna ecën më tej, më 20 mars 1951. Llazar Veria vë në skenë shfaqjen “Hirushja”. Kukullat dhe dekoret u ideuan nga mjeshtri Ndoc Kodheli dhe skenografi Rustem Qenani. Një peshë shumë të rëndësishme për vite të tëra me radhë ka dhënë skenografi Tonin Shiroka, Artist i Merituar, libretisti Petraq Risto, skulptore Majlinda Frashëri, Romeo Çani dhe tani Merita Spahija, si dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë si Kristo Çala, Alfred Trebicka, Ilir Dragovoja, Aurora dhe Klajd Ymeri, Adrian Hila, Sokol Marsi, Matlinda Mehmetaj, Vangjel Kozma etj.
Në këtë teatër u ideuan dhe u realizuan me dhjetëra dhe qindra role e shfaqje. Ndër aktorët që sollën në skenë personazhet e dashura janë: Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Agron Gashi, Pleurat Armiri, Xhavit Sallaku, Bardhyle Nase, Rina Toro, Ibrahim Braho, Meliha Jorgji, Lin Ndoka, Myzejen Poçesta, Mirketa Çobani, Eva Pëllumbi, Lorenc Pepa, Mira Minga, Bakie Baboçi, Florinda Mazreku, Marilda Furxhi, Zef Kurti, Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari, Silva Mamoli, Alma Pina, Leonard Daliu, Donika Ramollari, Denard Xhillari, Jorida Meta, Alfred Zeneli, Kliti Roshi etj.
Në maj të vitit 2003, Teatri i Kukullave mori statusin kombëtar dhe në vitin 2005, emërtohet Teatri Kombëtar për Fëmijë. Sot ky teatër jep mbi 500 shfaqje në vit në të gjithë vendin. Ndër shfaqjet më të arrira ndër vite, ato që kanë mbetur në kujtesën e shumë fëmijëve janë “Borëbardha”, “Qerosi mundi Katallanin”, “E bukura e Ujërave”, “Pinoku”, “Semi gjeti një këpucë”, “Djali që humbi orët”, “Kur gëzohet Baba Viti”, “E bukura dhe bisha”, “Rrëmbimi i trëndafilit”, “Kacamisri kërkon shokët”, “3 Derrkucët”, “Lulet e Idës së vogël”, “Kecat dhe Ujku”, “Çmenduria e ngjyrave”, “Kësulëkuqja”, “Mbret do të bëhem unë”, “Kacamiu Tekamadh”, “Arushi që nuk donte të mësonte muzikë”, “Veza Magjike”, “Princeshat dhe dragoi” etj.
Pjesëmarrja e kësaj trupe ka lënë gjurmët e veta edhe në aktivitete ndërkombëtare si Bullgari, Francë, Itali, Jugosllavi, Hungari, Austri, Greqi, Maqedoni e Kosovë.
2010-12-07 16:15
[