E Shtunë, 31 Tetor 2026

"TIFF 2010"hap sot dyertper 83 filma

TIRANE-Nis sot në Tiranë edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë "TIFF 2010", i cili do të mbahet në QKMBM (Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes). Programi gjashtëditor i këtij festivali të përvitshëm do të zhvillohet në kinema të ndryshme të kry-eqytetit dhe në fund të tij do të shpa-llen edhe fituesit e çmimeve përka-tëse sipas kategorisë së konkurrimit.
Në programin e festivalit për-veç shfaqjes së filmave janë parashikuar edhe seminare, kurse, takime me shtypin etj. Organizatorët e TIFF-së thanë se këtë vit aplikuan rreth 60 filma të gjatë nga 30 vende të botës dhe rreth 704 filma të shkurtër nga 50 vende. Ndër to, 369 ishin fiction, 110 animacion, dhe 120 dokumentarë, 80 eksperimental, dhe 25 shqiptarë, ndër të cilët 11 nga Kosova dhe 14 nga Shqipëria. Po ashtu organizatorët njoftojnë në prag të çeljes së festivalit, se janë përzgjedhur në kategorinë e filmave të shkurtër në konkurrim 9 filma eksperimental, 14 filma dokumentarë, 9 filma animacion, dhe 41 filma fiction. Ndërsa në kategorinë e filmave të gjatë janë plotësisht 10 filma të gjatë që do të konkurrojnë këtë vit në këtë kategori. Një homazh do të mbahet për dy yjet e kinemasë, që u ndanë nga jeta këtë vit Bekim Fehmiu dhe Llazi Serbo. Në kujtim të Bekim Fehmiut do të shfaqet filmi "Mbledhësi i puplave" i vitit 1967, ndërsa në kujtim të aktorit Llazi Serbo në Arkivin e Filmit do të shfaqet me kujdesinë e Elvira Diamantit filmi "Operacione zjarri". Të ftuar specialë do të jenë regjisori spanjoll Juanma Bajo Ulloa, nga i cili do të shfaqen filma si "AIRBAG" (1997), "GOYA" (1997), "LA MADRE MUERTA" (1993) dhe regjisori serb Boris Miti, i cili do të prezantojë filmin e tij "GOODBYE, HOW ARE YOU?" (2009), "PRETTY DYANA" (2003) dhe "UNMIK TITANIK" (2004). Këtë vit do të jetë katër juri që do të gjykojnë prurjet e këtij festivali dhe anëtarët e secilës prej tyre janë shpallur tashmë në faqen zyrtare të TIFF.

Në jurinë "Feature film" janë drejtori i PriFilmFest, Fatos Berisham, Jean-Bernard Thomasson dhe regjisori serb Boris Mitic. Në jurinë e filmit të shkurtër do të jenë regjisorja Burbuqe Berisha, fituese 'TIFF 2003', Shpend Bengu dhe regjisori Gentian Koçi, fitues 'TIFF 2009'. Në jurinë e seksionit shqip janë aktorja Eriona Kakeli, regjisori Burim Haliti dhe Gledis Bica, "First Step Film Fest". Ndërsa juria e medias do të përfaqësohet këtë vit nga gazetaret Flora Nikolla dhe Rajmonda Shima si dhe drejtori I informacionit në NTV Namik Ajazi. Festivali do të vazhdojë për gjashtë ditë me radhë deri në datën 18 dhjetor.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›