Policia jep detaje për operacioni blic në Kamzë

Aktualisht janë shoqëruar për në ambjentet e komisariatit, 15 shtetas, të cilët kanë bërë rezistencë duke kundërshtuar dhe shkëmbyer zjarr ndaj policisë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Strukturat e policisë, ndërhynë pas marrjes së një informacioni duke e vlerësuar në kohë, për të parandaluar konfliktet e konkurencës përmes drejtuesve të linjave të furgonëve.
Gjatë operacionit Blic, për të kapur të dyshuarit dhe parandaluar ndonjë përplasje me armë midis tyre, punonjësit e policisë kanë gjetur pas kontrolleve të ushtruara një sërë armësh si pistoleta shotgun 3 copë, automatik kallashnikov 2 copë, pistoleta miniblow, pistoleta imituese, shkopinj bejsbolli, sende të dhunshme si dhe pistoleta të kalibrave të ndryshëm si TT, makarov etj.
Të shoqëruarit po merren në pyetje dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për fillimin, arrestimin dhe ndjekjen penale, përkatësisht për shtetasit: Lim Osmani, Zef Leka, Vladimir Pjetri, Rrok Paluca, Alban Nikolli, Gervin Osmani, Altin Palushi, Albert Osmani, Jetmir Prenga, Arlind Mara, Eduart Sokoli, Erjon Mëhilli, Bardhok Osmani, Hysni Vukaj, Kujtim Kola, Ferit Ndreu, Dritan Osmani, Petrit Abazi, Tonin Zefi. /Start/
2012-05-02 16:22