E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinosto në Rio

Gjatë qëndrimit atje, Haxhinasto përveç bisedimeve me homologun e tij brazilian, do të zhvillojë takime me Zv/presidentin e Republikës, me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senat, etj.

Në fokus të bisedimeve do të jetë intensifikimi i dialogut politik, nënshkrimi i marrëveshjeve dhe plotësimi i kuadrit institucional për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. 

Gjatë vizitës së z. Haxhinasto do të nënshkruhen disa marrëveshje si; Marrëveshja për Heqjen e Vizave për shtetasit e të dy vendeve; Marrëveshja për Bashkëpunimin Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federative të Brazilit; Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme për zhvillimin e konsultimeve politike për çështje me interes të ndërsjellë; si edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike të Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë e Brazilit.

Gjatë kësaj vizite, Haxhinasto do të jetë i shoqëruar edhe nga një grup biznesmenësh shqiptarë, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e biznesit, organizuar nga Federata e Industrive të São Paulo, në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë të Tiranës. /Start/

                                                                                             2011-10-25 16:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›