“Dritë në tunelin Tiranë-Elbasan”

“Nëse do të më duhej ta përmblidhja me një fjali do të thotë se objektivi më madhor do ishte dritë në tunelin e Krrabës. Shumë shpejt, më shpejt nga çfarë e mendoni ju do të shohim dritë në këtë tunel, dhe do ndërtohej krejt rruga Tiranë-Elbasan”, tha Olldashi.
Prioritetet të tjera gjatë këtij viti është edhe përfundimi i autostradës Levan–Tepelenë; Përfundimi i Autostradës Fier-Vlorë; Përfundimi i By-Pass të Shkozetit , faza e parë; Përfundimi i rrugës Shkodër – Hani i Hotit; Fillimi I ndërtimit të By-Pass të Fierit; Përfundimi i Nyjës së Vlorës; Ndërtim Rruga Qukes – Q.Plloce loti2; Ndërtim Tepelenë- Përmet-Çarshovë Loti1; Ndërtimi i Urës së Matit; Boshti I Jugut, segmenti Otllak-Kozarë; Lushnjë- Berat si dhe përfundimi i tunelit të Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Projekte madhore për këtë vit, janë edhe ato në portet kryesore të vendit. Në Portin e Durrësit, pritet përfundimi i terminalit të pasagjerëve dhe sistemimi i shesheve përreth. “Janë në proces dhe pritet të fillojnë punimet brenda vitit 2012 për ndërtimin e kalatës 7/8 me paketën financuese te BEI BERZH. Në Maj të vitit 2012 përfundojnë punimet për ndërtimin e kalatës 10 me financim te APD 8.2 mil euro. Brenda këtij viti pritet të fillojnë punimet për thellimin e basenit të portit të Durrësit në një vlerë prej rreth 16 mil euro me fonde të APD”, shtoi Olldashi.
Gjithashtu, investime janë parashikuar edhe në portin e Vlorës, atë të Sarandës dhe në Shëngjin. /Start/
2012-01-09 16:36