Burgaj mbledh Rrugorët: Ligji i ri rrit sigurinë

Në fjalën e tij, Burgaj tha se reforma e re u krye pas një analize 4 vjeçare ku u përfshinë ekspertë më të mirë të policisë rrugore, ekspertë ndërkombëtarë që asistojnë policinë e shtetit (PAMECA, ICITAP), e të tjerë.
“Këto amendime bëhen me synimin e vetëm për rritjen e edukatës rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, nëpërmjet forcimit të masave ndëshkimore. Për Policinë e Shtetit nuk do jetë kurrë qëllim në vetvete ndëshkimi, por ndërgjegjësimi dhe edukimi me normat e këtij kodi”, nënvizoi Burgaj.
Më tej, ai shpërndau edhe detyrat e policisë në bazë të ligjit të ri, ku kreu i Policisë, nënvizoi përpilimin e procesverbalit të konstatimit të shkeljes në mënyrë elektronike, saktësimi i përgjegjësive ligjore në rastet e dhënies së mjetit, personave të pa pajisur me leje drejtimi; përgjegjësia për mospërdorimin e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit, për personat në mjet nën moshën ligjore; parandalimi i shumë veprime abuzive, apo korruptive të punonjësit të policisë pasi në ligj janë përcaktuar saktë dhe qartë procedurat për çdo veprim.
“Me ndryshimet e këtij Kodi të gjitha shërbimeve të Policisë së Shtetit u kërkoj të manifestojnë: profesionalizëm, etikë komunikimi dhe një shkallë të lartë përfaqësimi, duke rritur në mënyrë të ndjeshme cilësinë e këtij shërbimi kaq të ndjeshëm dhe të domosdoshëm për qytetarët e vendit tonë”, vijoi ai. /Start/
2012-01-09 16:23