E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Duam finalen e Kupës”

Ajo që bie në sy në listën e “Të veçantit” për sfidën ndaj ekipit vjollcë, është blerja më e fundit, Mekdonald Mariga. “Jam i kënaqur që e morëm. Sapo ka kaluar një dëmtim, megjithatë më duket në gjendje të mirë. Për sot dhe për të ardhmen”, u shpreh trajneri portugez në lidhje me mesfushorin kenian.Mourinjo nuk e pëlqen faktin që gjysmëfinalja e dytë e Kupës luhet më tepër se dy muaj pas të parës (në prill). “Do të hedh në fushë një skuadër të fortë. Do të marr parasysh faktin që kemi tre ndeshje në tetë ditë, prandaj do të lë pushim disa lojtarë. Por disa pozicione në fushë nuk mund të zëvendësohen, sepse kemi mungesa”, shtoi portugezi.Në fund numri një i pankinës zikaltër foli edhe në lidhje me sulmuesin kamerunas, Samuel Eto, që përsëri nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve: “Nuk e di as nëse do të jetë ndaj Kaljarit. Ende nuk është në gjendje për t’u stërvitur, por mjeku tha se nuk ka ndonjë problem të madh, që mund ta mbajë gjatë larg fushave”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›