Formula 1, ja sistemi i r i pikëve
Risia e këtij sistemi qëndron në faktin që shpërblen me më shumë pikë fituesin dhe gjithashtu thellon diferencën midis vendit të parë dhe atij të dytë nga pesë në shtatë pikë. Për fituesin do të shkojnë 25 pikë, vendi i dytë 18 dhe i treti 15 pikë. Më pas do të vazhdohet me 12, 10, 8, 6, 4, 2 dhe 1 pikë.Gjithashtu ndryshime do të ketë edhe në përdorimin e gomave. Kështu, dhjetë pilotët që do të renditen të parët pas sesionit të tretë kualifikues të ditës së shtunë, do ta nisin garën e së dielës me të njëjtat goma. Kjo do të thotë se gjatë garës dhjetë të parët do të duhet të futen më parë në bokse.