Nedved këshillon Juven: Merr Hamshik, është pasardhësi im
Nedved e konsideron 24-vjeçarin si pasardhësin e tij në formacionin bardhezi, duke lëshuar fjalët më të mira në drejtim të tij. Disa klube të mëdhenj europianë kërkojnë shërbimet e Hamshik, i fundit në listë është Juventusi që po kalon një krizë rezultatesh në kampionat.Megjithatë drejtuesit e Napolit gjithmonë kanë këmbëngulur se “xhevahiri” i tyre nuk është në shitje dhe janë gati të bëjnë një shtesë në rrogën e lojtarit, për t’i rinovuar kontratën deri në vitin 2015 (ashtu siç bënë me argjentinasin Laveci).Por Nedved këmbëngul se Marek Hamshik mund të jetë një alternativë ideale për mesfushën bardhezi. “Ai është pasardhësi im, ka të njëjtat karakteristika si unë”, theksoi ish-mesfushori çek në një prononcim për të përdishmen sportive “Sport”.