“Eeagle 2” përfundon me sukses misionin në Afganistan

Ky kontingjent, i përbërë nga 44 ushtarë profesionistë, nënkolonel dhe kolonel, kreu shërbimin e tij për 6 muaj në linjën e parë të luftimit përkrah forcave speciale amerikane.
Në ceremoninë e pritjes merrnin pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, Atasheu ushtarak i SHBA-së, Komandant Glen Braun, ushtarakë të lartë të FA-së si dhe miq e të afërm të cilët kishin ardhur për ti uruar mirëseardhjen misionarëve të paqes.
Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, vlerësoi trupat “Eagle 2” të cilët sipas tij, për 6 muaj me radhë përfaqësuan denjësisht Forcat tona të Armatosura dhe shtetin shqiptar në një mision shumë të vështirë në shërbim të paqes në Afganistan.
Para nisjes së tyre me mision në Afganistan në janar të këtij viti, “Misionarët e Paqes” iu nënshtruan një programi trajnues dhe kualifikues special.
Aktualisht, Forcat e Armatosura shqiptare nëpërmjet strukturave të Forcës Tokësore marrin pjesë me trupa në Operacionet e Mbështetjes së Paqes “ISAF” të drejtuara nga NATO në Afganistan me 2 kompani në Herat, 1 togë në Kabul për operacione siguruese, shoqërimi, si dhe 1 kompani speciale në operacion luftarak në Kandahar.
Kjo kompani do zëvendësohet tashmë nga kontingjenti “Eagle 3”, i certifikuar si nga forcat speciale amerikane, shtabi i Forcës Tokësore, Forcat e Armatosura dhe i mirëstërvitur nga komanda dhe shtabi i batalionit special.
/Start/E.B/
2011-08-09 19:24