E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi viziton tunelin e Elbasanit: Gati brenda 2013-s

Avancimi i punimeve ka bërë të mundur hapjen e 45 metrave të galerive, në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës, ndërkohë që kanë përfunduar të gjitha punët përgatitore dhe ka filluar sot hapja e galerive të tunelit në drejtimin të kundërt.

Gjatë fjalës së tij, Olldashi vlerësoi ritmin e lartë të punimeve dhe theksoi se tuneli do të jetë operues për trafikun brenda vitin 2013, pasi çdo gjë është në përputhje me kalendarin e punimeve dhe me axhendën që kompania ka me Drejtorinë e Rrugëve.

“Punimet për ndërtimin e tunelit të Elbasanit kanë avancuar dhe aktualisht kanë përfunduar të gjitha rrugët ndihmëse për të arritur deri në pikën e tunelit. Ndërkohë janë ezauruar metrat e parë të dy galerive në drejtimin nga Elbasani drejt Tiranës dhe po e njëjta punë po bëhet nga ana tjetër”, tha Olldashi.

Përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan do të zgjidhë një nga problemet më madhore të sistemit të transportit në vend, si të qarkullimit të mallrave ashtu dhe të pasagjerëve, pasi sjell një shkurtim të ndjeshëm në kohë, distancë dhe kosto, të transportit mes kryeqytetit dhe Elbasanit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 19:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›