E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, konstituohet këshilli bashkiak i qytetit

Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, i cili fitoi një mandat të dytë drejtimi, lexoi formulën e betimit në prani të këshilltarëve dhe të përfaqësuesve të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

Në ceremoninë e betimit të kryebashkiakut ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Vollfarth.

Gjatë mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak është zgjedhur edhe kryetari i tij, Indrit Hamiti, përfaqësues i listës së koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”.

45 këshilltarët kanë zgjedhur pasdite 7 përfaqësuesit e tyre në Këshillin e qarkut të Durrësit, të cilët gjithashtu i përkasin koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Këshilli i qarkut të Durrësit ka 47 anëtarë, një më shumë se në periudhën 2007-2011, për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në nivel qarku.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 19:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›