E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eurovizion”, Shqipëria në finale

Rona Nishliu ka siguruar të drejtën e përfaqësimit të vendit tonë në natën finale të festivalit, pasi kaloi me sukses fazën gjysmëfinale.

Këngëtarja nga Kosova u ngjit sot në skenë me një performancë të shkëlqyer dhe votat e publikut i mundësuan asaj kualifikimin në finalen e madhe të 26 majit.

Së bashku me Shqipërinë sot u kualifikuan edhe Rumania, Moldavia, Islanda, Hungaria, Danimarka, Qipro, Greqia, Rusia dhe Irlanda.

Mbrëmja e dytë gjysmëfinale do të mbahet më 24 maj, ndërsa në finale Rona do të ngjitet në skenë e treta.

Nata e sotme e festivalit nuk u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar në shenjë respekti ndaj zisë kombëtare për nder të 13 viktimave të tragjedisë së Himarës.
/Start/

                                                                                             2012-05-22 23:00
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›