Rona në finale të Eurovision: Performanca ime, viktimave të Himarës

Këngëtarët nga 10 vende pjesëmarrëse janë kualifikuar për në fianlen e festivalit europian të këngës pas debutimit në natën e parë të Eurovizionit, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. Kështu vendi ynë do të jetë pjesë e finales së Eurvizionit. Falë interpretimit të Rona Nishliut me këngën e saj “Suus”.
Edhe përpara interpretimit të saj, Rona Nishliu u shpreh se këngën ia dedikonte tragjedisë së Himarës. “Performanca ime i dedikohet atyre shpirtërave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës- tha Rona, duke iu referuar aksidentit automobilistik ku humbën jetën 13 persona.
Kur u pyet, se ç`mesazh do u përcillte fansave të saj, Rona tha se ishte e lumtur që Eurovisioni është një platformë e cila të lejon të prezantosh atë që ti beson dhe në atë që ti je më mirë. "Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Një tragjedi që na ka goditur të gjithëve”, tha Rona për RTK-në. Kënga "Suus" është shkruar nga vetë Rona Nishliu dhe me muzikë të Florent Boshnjakut.
E prekur shpirtërisht, e lënduar dhe e tronditur nga ngjarja e rëndë, Rona është përlotur ndërsa komentonte ngjarjen dhe dedikimin për viktimat që tragjedia provokoi. Rona Nishliu, ka interpretuar e pesta në radhë, e veshur me një fustan ku kombinohej ngjyra e zezë me blunë, në një skenë që ndriçohej nga drita të kuqe, dhe interpretimi i saj është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga duartrokitjet e publikut.
Vendet të cilat u kualifikuan në finalen e Eurovizionit janë Rumania, Moldavia, Islanda, Hungaria, Danimarka, shqipëria, qipro, greqia, Russia dhe Irlanda. Finalja e eurovizonit do të zhvillohet në 26 maj. Finalistët, pjesë e të cilëve ishte edhe Rona Nishliu, u shprehën të entuziasmuar, pak të tensionuar , dhe mirënjohës gjatë konferencës për shtyp pas kualifikimit të tyre. Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu, impresionoi gazetarët dhe publikun me aftësitë e saj vokale dhe performancën e saj- shkruan Retuers.