E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat rritën numrin e të punësuarve

Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Bankave, "në fund të vitit 2011, në sistemin bankar numri i të punësuarve shënoi 6710 persona".

Pavarësisht nga periudha e vështirë që po kalon ekonomia, bankat ia janë rikthyen zgjerimit të rrjetit, shtimit të stafit duke shtuar kapacitetet e tyre duke konfirmuar qëndrueshmërinë e bankave shqiptare në kushtet e krizës globale.  Duke iu referuar statistikave, vërehet se punësimi në sistemin bankar pësoi rënie për dy tremujorë radhazi në fund të vitit 2010. Por, shtrëngimi gjykojnë ekspertët ,duket se ishte i përkohshëm dhe gjatë vitit të kaluar bankat rritën punësimin me ritme relativisht të larta. E njëjta tendencë vërehet edhe për zgjerimin e rrjetit. Në fund të vitit 2011, bankat numëronin gjithsej 552 degë dhe agjenci bankare, me një rritje 12% krahasuar me një vit më parë.

Pas tkurrjes në gjysmën e dytë të vitit 2010, rrjeti i bankave ju rikthye bindshëm rritjes gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht se i ka ndjerë efektet e krizës, sistemi bankar ka treguar se zotëron akoma mundësi dhe potenciale për ta rritur aktivitetin e vet.Zgjerimi i rrjetit dhe i stafit nga ana tjetër dëshmon edhe një orientim më të madh drejt bankingut me pakicë, që i drejtohet individëve dhe bizneseve të vogla. /Start/

                                                                                             2012-05-22 16:43
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›