Ryan Reynolds vjen si “Highlander”

Në fakt, sipas portalit amerikan Empire Online, Reynolds tashmë është duke negociuar me shtëpinë filmike Lionsgate për rolin kryesor në versionin e ri të filmit “Highlander” (Malësori). Sipas të njëjtit burim, skenari i vazhdimit të këtij filmi tashmë është gati, ndërkohë që detajet e rrëfimit të ri filmik ende po mbahen të fshehta.
Versioni origjinal i filmit “Highlander”, i vitit 1986, ishte një rrëfim për luftëtarët e pavdekshëm skocezë, të cilët për shekuj tërë merrnin pjesë në luftërat e pafundme mes të mirës dhe të keqes. Rolet kryesore në versionin origjinal të filmit i luanin Christopher Lambert, Sean Connery, Clancy Brown, etj.
Reynolds do të duhej të shfaqej në rolin e Connor MacLeod, të cilin dikur e interpretonte Lambert, megjithëse ende nuk dihet se kush do të angazhohet në rolet e tjera në film.