E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, gjyqi rinis me kërkesa të avokatëve

Seanca e sotme rinisi pas pushimeve verore, ku avokatët mbrojtës ka bërë disa kërkesa.  Avokati Gëzim Veleshnja, që përfaqëson interesat e administratorit te firmës, "Alba Demil", Mihal Deliorgji, kërkoi ribërjen e ekspertimit për shkakun e shpërthimit në ish-fabrikën e Gërdecit. 

Gjithashtu, ai kërkoi që të merren në pyetje dëshmitaret e çështjes, midis tyre disa shtetas të huaj. Ndërsa Gjykata kërkoi kohë që të njihet me kërkesat e palës mbrojtëse.

Të pandehurit e çështjes "Gërdeci" akuzohen si përgjegjës për shpërthimin e ndodhur në 15 mars të vitit 2008, në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 17:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›