E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptarët të mbyten në det”, kërkon falje pas 14 vitesh

Zonja Pivetti ishte sot në Vlorë ku ka zhvilluar takime me drejtuesit lokalë dhe me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë së Vlorës. Por gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar, ajo është përballur me familjarë të viktimave të tragjedisë së Otrantos, ngjarje e ndodhur në mars të rreth 14 viteve më parë.

"Sot keni helmuar token shqiptare. Ne vitin 97 ju keni kërkuar që shqiptarët të hidhen në fund të detit dhe pikërisht pas tre ditësh një anije me 115 shqiptarë në bord përfundoi në fund të detit. Sot është helmuar vendi ynë njëlloj si atë ditë që humbëm njerëzit tanë", tha përfaqësuesja e shoqatës "Otranto”, Pushime Cala.

Teksa e ka dëgjuar përfaqësuesen e shoqatës, zonja Pivetti ka kërkuar falje për deklaratat e bëra, duke shtuar se tashmë kohët kanë kaluar dhe midis dy vendeve po zhvillohet një miqësi e qëndrueshme.

 "Shteti dhe autoritetet bëjnë punën e tyre, por ajo qe me prek është raporti mes jush dhe meje. Ju me thoni se është përgjegjësia ime, unë ju kërkoj ndjese për fjalët qe kam thënë. Kërkoj që të shkojmë drejt paqes dhe miqësisë. Kërkoj falje për deklaratat e nxituara. Mua më vjen keq, shumë keq për atë çka u ndodhi familjeve tuaja dhe juve personalisht. Nuk mund të qëndrosh indiferente ndaj një dhimbjeje të tillë, si në Shqipëri, Itali apo vende të tjera. Unë jam e nderuar për këtë takim, sepse ashtu siç kam bërë dhe herë të tjera, dua të shpreh dhimbjen dhe solidaritetin ndaj popullit shqiptar sot, për atë ditë. 20 vjet më parë marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ndryshme, kishte një klime e tension të lartë politik dhe jo vetëm politik. Nga ana ime dhe e shumë të tjerëve nuk ka pasur një nënkuptim agresiv, por ka qenë një pakënaqësi. Nuk ka pasur asnjë urrejtje nga an ime për shqiptarët, ishte thjesht një tension i fortë politik mes dy vendeve. besoj se çdo shqiptar me vullnet te mire do e kuptonte këtë", tha Pivetti.

Ngjarja ndodhi më 28 mars të vitit 1997, kur një anije me mbi 100 shqiptar u mbyt qëllimisht nga anija italiane “Sibila”. Trupat e pa jete të 87 personave u gjetën dhe u varrosën nga familjarët, ndërsa të tjerët nuk u gjendën kurrë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›