E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, lënë qelitë Delijorgji, Pinari dhe Ngjeçi

Javën e shkuar me të njëjtën masë u lirua nga qelitë edhe Dritan Minxolli. Tre personat e arrestuar në mars të vitit 2008 lanë qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë. Gjykata e Tiranës vendosi të njëjtën masë për këta shtetas, duke marrë për bazë vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila me anë të interpretimit të ligjit, u vendos që afatet e paraburgimit për këta shtetas kishin përfunduar.

26 persona humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008 dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur. Vendimi i sotëm është kundërshtuar nga familjarët e viktimave, të cilët kanë kërkuar drejtësi për humbjen e jetëve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-07 17:46
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›