E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Ndryshimi i kombësisë, problem i drejtësisë

Godo shtoi se thirrjet e Nikolas Geixh dhe të konsullit grek në Korçë janë të papranueshme.

"Këta janë njerëz vijnë nga e kaluara dhe nuk e kuptojnë realitetin e sotëm që Ballkani po integrohet në Evropë, që Shqipëria ka hyrë në NATO dhe kufijtë e saj janë të paprekshëm. Kjo do të thotë se ata janë tërësisht jashtë kohës. Unë nuk pyes se çfarë janë këta dhe çfarë do të bëjnë më tej. Pyetja ime është se ç'duhet të bëjë shteti shqiptar për t'i ndalur këta elementë, të cilët, në fakt, tentojnë të prishin marrëdhëniet tona me Greqinë, duke krijuar incidente të tilla, që shtojnë gjaknxehtësinë mes palëve", tha Godo.

Sipas tij, “regjistrimi në bazë të etnisë dhe përkatësisë fetare siç pretendojnë përfaqësuesit e qarqeve greke, ka qëllim që të krijojë një terren, sipas përfytyrimit të tyre, që në rastin e një referendumi të shpallen sa më tepër grekë dhe ata të thonë se kjo është toka jonë, dhe se aty kemi varret e ushtarëve tanë të vrarë në Luftën e II-të Botërore, si dhe të faktojnë me këtë se ja, sa shumë grekë jetojnë në Korçë dhe Gjirokastër, gjë që nuk i përgjigjet fare së vërtetës”.

                                                                                             2011-02-07 17:56
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›