E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet konferenca e kryetarëve, opozita bojkoton

Zyra e shtypit e Parlamentit njoftoi se nën drejtim e kryeparlamentares Jozefina Topalli është mbledhur konferenca me pjesëmarrjen e kryetarit të Grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, kryetarit te Grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, nënkryetarit të Kuvendit, Ardian Turku, si dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, ai komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, kryetari i komisionit të Politikës së Jashtme, Fatos Beja, kryetari i Komisionit të  Ekonomisë, Edmond Spaho, si dhe kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Jemin Gjana.

Në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e opozitës. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin 3-javor të punimeve parlamentare.

                                                                                             2011-02-07 18:04
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›