“Gërdeci”, mungon prokurori, shtyhet seanca
Në këtë mënyrë, trupi gjykues ka vendosur që të shtyjë sërish seancën. Gjithashtu në proces ka munguar edhe gjyqtarja Fatmira Hajdari.
Dy pjesëtarët e tjerë të togave të zeza kanë vendosur që seanca të shtyhet për më datë 12 nëntor. Duket se seancat për këtë proces gjyqësor po shtyhen vazhdimisht, ku shkak bëhen vetë organet e drejtësisë, duke munguar në seanca.
Në seancat e mëparshme, prokurorët kanë prezantuar dosjen e tyre për të 29 personat e akuzuar si të implikuar në shpërthimin e fabrikës së demontimit të armëve në fshatin Gërdec. Tashmë, edhe lista e dëshmitarëve është bërë publike, ndërsa do të vijojë procesi gjyqësor deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.