E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Boshard marrëveshje për ujin

TIRANË- Enti Rregullator i ujit ka inauguruar zyrat e reja të tij. Në këtë institucion, i cili kontrollon marrëdhëniet e tregut të ujit në vend. Në ceremoninë e inagurimit të këtyre zyrave ishte i pranishëm edhe vetë kryeministri Berisha. Në mbështetje të qeverisë gjermane, ky projekt synon përmirësimin e raporteve me publikun, metodologjisë së tarifave, si dhe në trajnimin e stafit për tre vitet e ardhshme. E ka cilësuar si tepër të rëndësishëm këtë projekt, kreu i ekzekutivit Berisha, duke shprehur edhe falenderim për qeverinë gjermane, si një ndër donatorët kryesorë për Shqipërinë në fushën e ujrave. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Boshard, i cili ndër të tjera ka shprehur vlerësimin e tij lidhur me nënshkrimin e këtij projekti, që mbështet entin rregullator të ujrave. Gjermania, ka theksuar ai ka mbështetur Shqipërinë në disa fusha në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Vetëm në periudhën 2008-2009 u shpreh Boshard, qeveria gjermane ka mobilizuar një fond të përgjithshëm 130 milion euro. Ndërsa nga ana e ti kreu i entit rregullator të ujrave, Avni Dervishi shprehu falënderimin në emër të institucionit që ai drejton, lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes me KTZ si përfaqësuesja e Gjermanisë, në mbështetje të entit rregullator të ujrave në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›