Mat, nxënësit në shkollë, sigurohen kushtet higjeno-sanitare
MAT- Shkolla 9 vjecare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të komunës Komsie në Mat, pas pak ditësh do jetë plotësuar me të gjitha kushtet e nevojshme hijeno-sanitare. Autoritetet lokale kanë dërguar bazën materiale për të siguruar normalitetin e shkollës në të cilën, edhe pse ishin kryer dy rikonstruksione, mungonin jo vetëm tualetet dhe uji i pijshëm por edhe ambientet sportive. Pak ditë më parë News 24 denoncoi përmes një kronike kushtet aktuale të kësaj shkolle, në të cilën studiojnë rreth 200 nxënës. Ishin prindërit e nxënësve të cilët kishin paralajmëruar se do të ndalonin fëmijët të vazhdonin mësimin nëse gjëndja nuk do të ndryshonte, pasi sipas tyre mungesa e kushteve higjeno-sanitare përbënte rrezik për shëndetin.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)