E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thikë 23-vjeçari, arrestohen autorët

Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi Dorjan Kocaqi, 23-vjeç, i cili ka vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr 5 të qytetit juglindor, ku pasur një konflikt midis gjashtë shtetasve. Policia sqaroi se për ngjarjen, dy persona janë arrestuar të akuzuar për vrasje në bashkëpunim. Në pranga ranë gjatë orëve të natës shtetasit Elton Beluli 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhjes, si dhe Altin Beluli 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës.

Arrestimi i tyre u bë pasi  mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr 5 të qytetit te Korçës, janë konfliktuar për motive të dobëta, me katër shtetas, konkretisht me 1. K.XH 20-vjeç, N.K 15-vjeç, I.M 19-vjeç, dhe me viktimën e sipërpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar dy thikat me të cilat është kryer krimi dhe materialet për këtë rast do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-18 09:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›