E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy vëllezërve për 24 kg drogë

Në pranga ranë shtetasit Petrit Gjergj Frroku, 30-vjeç dhe Aleks Gjergj Frroku, 23-vjeç, të dy këta shtetas banues në fshatin Bonjet,  Gomsiqe Bashkia Vau Dejës Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë,pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bonjet, pikërisht në një ambient që përdorej  si stallë bagëtish pranë banesës se tyre, u gjetën  dhe u sekuestruan disa thasë plasmasi të mbushura me bimë narkotike Mariuanë, në gjendje të tharë, me peshë gjithsej 24 kg.

 Gjithashtu po në këtë ambient, ku ishte fshehur lënda narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një rrotë fitil  zjarrpërcjellës si dhe 6 kapsolla detonatore. Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet, në ngarkim të dy vëllezërve të arrestuar, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “ Mbajtje pa leje municionit luftarak”. /Start/

                                                                                             2011-10-18 09:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›