Gjirokastër, arrestohen dy koreografë

Në pranga ranë Nertil Xhani 25-vjeç nga Tirana dhe Almenda Hoxha, 22-vjeçe nga Tirana.
Ata u kapën nga policia e Gjirokastrës me 44 pako marijuanë. Lënda narkotike u sekuestruar në linjën e autobusit Gjirokastër-Tiranë dhe me sa duket lënda narkotike kishte destinacion shitjen në tregun e kryeqytetit.
Droga ishte fshehur në dy valixhe të mëdha, që pas hetimeve nga ana e policisë u zbulua se u përkiste dy shtetasve të lartpërmendur. Forcat e rendit po hetojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen. /Start/
2011-10-18 08:33