E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ashton: “Dosja e Kosovës” do të përparojë

Sa i përket Kosovës, ajo ka vlerësuar se, “EULEX-i është duke vepruar mirë dhe se do të vije deri të përparimi në dosjen e Kosovës”.Duke folur të hënën përpara deputetëve të Parlamentit Evropian, Ashton ka thënë se në Ballkanin Perëndimor duhet nxitur reforma të mirëfillta politike, dhe se duhet siguruar që i gjithë rajoni të futet suksesshëm në rrugën e integrimit të mundshëm në Bashkimin Evropian.Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian, Ashton ka vlerësuar hapat pozitivë për liberalizimin e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa ka theksuar se nevojitet një strategji efektive për të tejkaluar ngërçin politik në Bosnjë Hercegovinë.Në pyetjen e deputetes gjermane Doris Pak, nëse ajo do të punojë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të arrihet një veprim unik i Bashkimit Evropian, Ashton ka thënë se,“nëse disa shtete të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, atëherë ato kanë arsye për një gjë të tillë”. Ashton ka vlerësuar se EULEX-i është duke e kryer punën si duhet në Kosovë. “Konsideroj se është e rëndësishme që misioni EULEX po vepron mirë në Kosovë, ndërsa ka mbështetjen e Këshillit të Evropës”, deklaroi Ashton.Megjithatë, sipas shefes së Politikes së Jashtme evropiane, “dosja e Kosovës” do të shënojë përparim. "Megjithatë, unë jam realiste sa i përket synimeve që në aspektin afatshkurtër mund t’i arrijmë në Kosovë. Sido që të jetë, jam e bindur që kjo dosje do të përjetojë ndryshime dhe zhvillim, dhe atë në një të ardhme të vështirë, që nuk duhet nënvlerësuar”.Gjatë paraqitjes të platformës së saj, Ashton ka vlerësuar se Unioni është në një pozitë ku duhet të marrë një rol më të fuqishëm dhe më të besueshëm në botë. /Telegrafi/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›