E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati pas barazimit: Është një grup shumë i vështirë

“Nuk jam as i zemëruar, as i inatosur. Liga e Kampionëve është një garë ku të gjithë janë të barabartë. Grupi në të cilin ne bëjmë pjesë është tepër i vështirë, i tillë ka qenë që në fillim. Janë katër skuadra që kanë dalë kampionë në vendet përkatëse. E dinim që do të ishte një grup i vështirë, si par ne, ashtu edhe për Barcelonën. Dhe i tillë është”.

Këto janë fjalët e Masimo Moratit të nesërmen e barazimit të tretë rresht të zikaltërve në Ligën e Kampionëve për këtë sezon. “Jemi të fundët, por nuk kemi 20 pikë distancë...Të gjtha skuadrat janë afër”, shtoi numri një i kampionëve të Italisë.

Ndeshja e mbrëmshme ishte shumë larg asaj të ditës së shtunë në kampionat kundër Xhenovas, që u fitua me rezultatin 5-0 nga zikaltrit. “Kjo mund të shpjegohet me faktin që ndeshjet e Championsit nuk të lejojnë të bësh asnjë gabim dhe duhet të jesh maksimalisht i përqendruar. Nëse mbrëmë do të kishim realizuar gola të tjerë, ndoshta tani do të flisnim ndryshe”, ka përfunduar presidenti zikaltër.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›