E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gj. e Lartë”, mazhoranca e miraton, PS bojkoton!

Edhe gjatë ditës së sotme, deputetët e Partisë Socialiste këmbëngulën në kërkesat e tyre për të plotësuar disa kushte në mënyrë që të jepnin votën e tyre. Zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë për Qarkun e Fierit, mbylljen e reformës parlamentare, etj.

Edhe mbledhja e sotme u shoqërua me debate të ashpra midis palëve. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se opozita nuk ka paraqitur asnjë kërkesë dhe nuk ka bërë asnjë propozim për ligjin në fjalë.  “Deri më sot s’ka pasur asnjë amendament nga PS për ligjin”, ka deklaruar Halimi. Kreu i komisionit, deputeti demokrat, Ilir Rusmajli, u shpreh se Partia Socialiste ka si synim bllokimin e ligjit në fjalë. “PS nuk ka amendamente dhe po bllokon ligjin. Por nuk e pengon dot më asgjë diskutimin nen për nen të tij”, ka thënë Rusmajli.

Në replikë, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, tha se nuk është detyrë e mazhorancës të mësojë se çfarë duhet të bëjë opozita. “Nuk do të ketë diskutim të ligjeve me shumicë të cilësuar pa u marrë parasysh qëndrimi ynë. Është bërë qesharak zbatimi i ligjit për funksionimin e qarku të Fierit”, ka thënë Majko. Pas këtyre debateve, deputetët e opozitës u larguan nga salla, duke braktisur mbledhjen. Deputetët e mazhorancës e kanë miratuar ligjin në tërësi, ndërsa në ditët në vijim do të zhvillohen diskutimet nen për nen. /Start/

                                                                                             2012-09-25 10:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›