Elbasan, arrestohet 5 shtetas për grabitje

Fillimisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit Eriton Sanxhaku, 19-vjeç, Skender Trimi, 22-vjeç, si dhe Emin Hamitja, 20-vjeç, të tre banues në lagjen Nr 3 Cërrik.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë orëve të mbrëmjes, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A.Çela, 37 vjeç, banues ne lagjen Nr 3 Cërrik. Ata kanë grabitur një motor të tipit Kinlon si dhe disa materiale hekuri, të cilat nga ana e shërbimeve të Komisariatit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, policia ka ndaluar edhe dy adoleshentë, përkatësisht O.L, 15-vjeç, banues në lagjen “Xhile Liçi”, si dhe A.L, 15-vjeç, banues ne lagjen “Pishaj” Gramsh. Ndalim i tyre u bë pasi në lagjen “Sporti” në qytezën e tyre, kanë vjedhur me thyerje dyqanin fruta-perime, në pronësi të shtetasit E.B, 29 vjeç, nga ku kanë marrë artikuj të ndryshëm ushqimore.
Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetasi janë autorët me thyerje edhe të një lokali bar-kafe po në këtë lagje, ku kanë 6000 mijë lekë të reja, si dhe disa steka të ndryshme cigaresh. Për të dyja rastet, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. /Start/
2012-09-25 11:19