Tregtimi i mishit, Ruli: Ligji do zbatohet me rreptësi
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, tha se në Qarkun e Tiranës ka pasur një aksione që duhen përgëzuar, pasi është arritur që të hiqen nga rruga dhe ambientet publike subjektet që bënin therje të kafshëve dhe tregtim i mishit.
Në mbledhjen e Task Force, duke përjashtuar punën e bërë në Tiranë, ministri Ruli kërkoi që të ketë më shumë bashkëpunim mes institucioneve që janë përfshirë për të punuar së bashku në këtë Akt Normativ. “Punë ka nisur prej pak javësh nuk është një fushatë e përkohshme, por është një punë e përqendruar në të gjithë vendin, me qëllim rregullimin e tregut të tregtimit të mishit. Kjo punë e nisur nuk përfundon në disa javë, por përfundon kur të gjitha standardet e kërkuara për therjen e kafshëve dhe tregtimin mishit të jenë plotësuar. Fillimisht do të frenojnë problemet emergjente, por jemi të bindur që ka shumë punë për të bërë për të arritur në respektimin e të gjitha standardeve. Rezultatet e tanishme tregojnë që ky aksion ka qenë i munguar që prej 20 vitesh”, tha Ruli.
Ai shtoi se me nisjen e aksioneve në terren vihet re një përmirësim i situatës. “Më parë sensibiliteti te institucionet por dhe te konsumatori ka qenë i ulët, por me penalizimet e bëra në këto ditë vihet re një ndërgjegjësim tek të gjithë. Ne si institucione që jemi përfshirë në Akt Normativ kemi si detyrë që të mbrojnë konsumatorët, por edhe konsumatorët janë aleat i rëndësishëm në këtë beteje që kemi nisur. Tirana është zonë komplekse, pasi ka një numër të madh konsumatorësh, ka dhe një aktivitet të madh tregtar”, vijoi
ministri i Bujqësisë.
Ndërkohë, duke parë problematikën në këtë fushatë voluminoze, Ruli tha se në disa raste ka pasur është vënë re mungese e bashkëpunimit nga ana e disa komunave apo dhe bashkive për të zbatuar Aktin Normativ. “Ka bashki që nuk kanë në strukturë veteriner dhe që kanë hezituar të bashkëpunojnë për të zbatuar Aktin Normativ, çka dhe sjell vonesa në disiplinimin e këtij tregu ku po veprojmë. Asnjë subjekt të mos mendojë që do i bëjë hile ligjit, apo do i shmanget plotësimit të detyrimeve dhe standardeve që duhet të përmbushë”, shtoi.
Në takim, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja ka bërë me dije se gjatë tre javëve aksione në terren është bërë kontrolli i 178 subjekteve të therjes dhe tregtimit të mishit dhe në 102 prej tyre janë vendosur masa të ndryshme penalizmi, sipas shkeljeve që janë vënë re. /Start/
2012-09-25 15:23