E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbanin peng dy fëmijë italianë, arrestohen vëllezërit

Policia lokale bëri me dije se janë arrestuar shtetasit  Altin Festim Kacaj, 37-vjeç,  si dhe vëllai i tij, Basmier Kacaj, 22-vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tyre, bëri një denoncim një shtetase italiane, e cila ka deklaruar në polici se dy shtetasit i kishin mbajtur peng dy fëmijët e saj, përkatësisht 10 dhe 7 vjeç. Ajo kishte ardhur me pushime në Vlorë dhe në momentin që ka tentuar të ikte, shtetasi Altin Kacaj, i ka mbajtur fëmijët për të pushuar më gjatë në familjen e tij, ndërsa ai ka udhëtuar në drejtim të Italisë me shtetasen italiane.

Pas kësaj, dy vëllezërit, e kanë kërcënuar gruan me iniciale V.P, që të prostituonte, në të kundërt nuk do t’i jepeshin fëmijët. Gruaja, sipas policisë, për më se 2 muaj me radhë është mbajtur nën presion dhe është kërcënuar  nga  2 personat e mësipërm për të vijuar këtë aktivitet kriminal. Përballë kësaj situate, gruaja ka kryer dje denoncimin në polici, ku menjëherë forcat e rendit kanë ndërhyrë për të arrestuar autorët. Në makinën e shtetasi Altin Kacaj, policia gjeti edhe dy fëmijët italianë, të cilët u mor në kushte të mira shëndetësore dhe psikologjike. Ata iu dorëzuan gruas.

“Menjëherë me marrjen e këtij kallëzimi nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar dhe me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë falë një pune të mirorganizuar dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është bërë e mundur gjetja e fëmijëve dhe lirimi i tyre të palënduar si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve. Autoritetet Italiane kanë falënderuar strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarku Vlorë për këtë operacion të shkëlqyer dhe të realizuar me sukses si në drejtimin e lirimit të fëmijëve por edhe të arrestimit të personave që mbanin peng”, thuhet në komunikatën e policisë. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” dhe Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. /Start/

                                                                                             2012-09-25 10:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›