QSUT ende nën rrëmujën e parkimit dhe shitësve ambulantë

Makinat në seri që hyjnë dhe dalin nga të gjitha anët, të tjera që parkohen kudo, pengojnë shpesh edhe lëvizjen ambulancave. Të sëmurëve nuk u mjafton kalvari i mundimshëm gjatë lëvizjes së ambulancave në rrugët me trafik dhe korsi emergjence te bllokuara nga automjetet e tjera, u duhet të përballen edhe me trafikun e QSUT-së.
Edhe trotuaret janë shpeshherë të zëna nga taksistë me apo pa licensë, ku pacientët dhe të afërmit e tyre nuk e bëjnë të qetë rrugën drejt spitalit. Një familjare e një pacienti të sëmurë, Eva, shprehet: “Mirë kushtet e brendshme që nuk janë në rregull, por edhe oborri i jashtëm nuk ka pamjen e një spitali siç duhet”.
Por, ky nuk është problemi i vetëm në QSUT, pasi ende në ambientet e tij gjenden shitës ambulantë që tregtojnë lloj-lloj produktesh, duke krijuar një mjedis të pahijshëm për një qendër spitalore. Ish Dejtori i QSUT-së, në bashkëpunim me bashkinë ndërmori një aksion ku u hoqën disa kioska dhe u përmirësua disi gjendja. Sot QSUT-ja ka një Drejtor të ri, Edmond Rrushin, megjithatë problematika e vjetër e parkimeve dhe e shitësve ambulantë përreth spitalit nuk është zhdukur përfundimisht.
/Start/ Eno Shkëmbi-Artan Dokuzi/
2012-09-25 14:39