Berisha: Në 2010 do të rriten rrogat e gjyqtarëve
"Rritja e rrogave të gjyqtarëve të Gjykatave të Faktit dhe Gjykatave të Apelit është e rregulluar me ligjin e Organzimit të Drejtësisë", tha Kryeministri duke shtuar se "ka një rregullim strikt ligjor, i cili është marrë nga standarde ndërkombëtare".
"Sipas këtyre standardeve, rroga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë barazohet me rrogën e ministrit, rroga e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit është sa 70 për qind e kësaj rroge, rroga e gjyqtarit të Gjykatës së Faktit vjen si 50 për qind e kësaj rroge, plus rritjen 2 për qind në vit pas një periudhe vjetërsie", sqaroi Kryeministri Berisha. Duke vlerësuar sistemin e pagave, Kreu i Qeverisë shtoi se "si nivel, rrogat e gjyqtarëve të Faktit janë të ulëta".
"Ne nuk marrim përsipër dot të ndryshojmë ligjin, derisa opozita të hyjë në parlament për të bërë 84 vota, por qeveria do të gjejë mënyra të tjera nëpërmjet bonueseve të caktuara, në mënyrë që gjykatësve të Faktit, t'ua rrisim rrogën dhe të marrin 60 për qind të rrogës së Gjykatësit të Lartë", tha Kryeministri.
Sipas tij "kërkesat e qeverisë ndaj drejtësisë dhe kërkesat e qytetarëve për funksionimin e saj në përputhje me ligjin janë shumë të ligjshme, por edhe trajtimi i gjykatësve është jashtëzakonisht i domosdoshëm". Kryeministri premtoi gjithashtu se "do të ndërmerren edhe nisma ligjore, sepse pushteti i drejtësisë vuan nga disa mungesa në fushën e investimeve".
"Duhet të gjejmë mënyrën se si të ofrohen të gjitha këto dhe të ecim me shpejtësi drejt përmirësimeve të ndjeshme në kushtet e punës së tyre. Gjykata e Tiranës është absolutisht jashtë të gjitha standardeve të funksionimit, pasi nuk ka salla dhe gjyqet zhvillohen në zyra", tha Kryeministri Berisha.