“Hoxha”, Gjykata britanike liron Ilir Kumbaron
Gjykata e Londrës ka liruar Kumbaron pas arrestimit për llogari të drejtësisë shqiptare.
Vendimi gjykatës londineze erdhi pasi Gjykata e Lartë në Tiranë mori vendimin për lirim e Kumbaros pasi ishin tejkaluar afatet ligjore. Lajmi është bërë i ditur nga avokatët e ish-oficerit të SHIK-ut në Tiranë, pas kërkesës së bërë nga Kumbaro për lirimin e tij. Ky shtetas ishte arrestuar në Britani pas një urdhër-arresti nga drejtësia jonë, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar edhe tre persona të tjerë, të gjithë ish-punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror. Të akuzuar janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, të cilët akuzohen se më 21 tetor 1995 kanë rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur biznesmenin Hoxha.