E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Imuniteti”, Meta: PS mungesë vullneti kundër korrupsionit

Ai deklaroi se LSI-ja prej kohësh ka kërkuar që të gjitha forcat politike në Parlament të miratojnë së bashku ndryshimet ligjore për të hequr imunitetin, çka sipas tij, bëhet pengesë për hetimin e deputetëve.

“Prej kohësh ne si përfaqësues të LSI-së në Parlament e kemi konsideruar veten pa imunitet përballë çdo lloj akuze për korrupsion apo për shkelje të ligjit, duke e ftuar Prokurorinë dhe organet e zbatimit të ligjit që të ndjekin dhe verifikojnë çdo akuzë, pa pasur aspak pengesën e imunitetit. Natyrisht që është e domosdoshme që kjo të bëhet nga të gjitha forcat politike në Parlament, pasi ka qenë dhe mbetet një kërkesë e Komisionit Evropian, si një hap i vullnetit të mirë në luftën kundër korrupsionit, sidomos në sferën politike”, ka deklaruar Meta, njofton Ministria e Ekonomisë.

Ai akuzoi opozitën për mungesë të qartë të vullnetit për të luftuar korrupsionin. “Është një mungesë e qartë e vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe për të qenë të hapur për të bashkëpunuar pa kushte me drejtësinë, në këtë drejtim, dhe njëkohësisht kjo nuk është vetëm një demonstrim i vullnetit të mirë, një akt moral, një akt transparence, por është dhe një detyrim për procesin e integrimit evropian”, vijoi ai./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-05 17:10
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›