E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder aksidentohet 28 vjecari

Një 28 vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës është në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të qytetit për shkak të një aksidenti që pësoi mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa udhëtonte me shpejtësi me një motor, 28 vjeçari është përplasur me një lopë që po kalonte mbi rrugë gjatë orëve të natës.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa ka plagosur mjaft rëndë të riun.

Polici që mbërriti në vendngjarje e ka dërguar atë në spital.

Ndërkohë gjatë verifikimeve të bëra rezultoi se ai ishte autor i dy grabitjeve që kishin ndodhur në qytet në të njëjtën ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›