E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pas vlerësimit të dëmeve nga përmbytjet, dëmshpërblimet

Zv/kryeministri, Ilir Meta deklaroi nga Shkodra se me të kaluar gjendja e emergjencës do të nisë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Pas vlerësimit të dëmeve, Meta sqaroi se do të nisë procesi i dëmshpërblimit për banorët e prekur. Meta tha se harta e përmbytjeve është zvogëluar ndjeshëm dhe se sipërfaqja e mbuluar nga uji aktualisht është 1600 ha. Gjithashtu, ai u shpreh se po punohet intensivisht për rehabilitimin e plotë të argjinaturave të dëmtuara nga përmbytjet muajin e kaluar. Sipas tij, rehabilitimi i tyre do të ulë edhe më tej sipërfaqen e mbuluar nga uji në këtë zonë.

 “Harta e përmbytjeve tashmë është zvogëluar ndjeshëm dhe situata po shkon drejt normalizimit të plotë ditë pas dite. Po kështu kalimi i automjeteve është i mundur kudo, nuk ka asnjë rrugë të bllokuar”, tha zv/kryeministri. I pyetur për mënyrën se si do të vijohet me procesin e dëmshpërblimit për banorët e prekur nga përmbytjet, Zv. Kryeministri theksoi se është folur për këtë çështje dhe se me të kaluar gjendja e emergjencës do të procedohet me vlerësimin e dëmeve sipas vendimit të marrë nga qeveria pak javë më parë. “Njëkohësisht është diskutuar lidhur edhe me vendimin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, pasi sikurse e kemi theksuar sapo të kalojë gjendja e emergjencës do të fillojë edhe vlerësimi i katre dëmeve në mënyrë profesionale dhe qeveria do të miratojë vendimin përkatës për procedurat që do të ndiqen në këtë drejtim, të cilat do të jenë mjaft transparente”, theksoi ministri i Ekonomisë.

Kreu i METE-s shpjegoi se grupet e punës do fillojnë vlerësimin e dëmeve nga qyteti i Shkodrës për të vijuar me të gjitha njësitë vendore të goditura nga përmbytjet. Grupet e punës do të fillojnë në radhë të parë në Bashkinë e Shkodrës, por edhe në ato njësi të tjera vendore të cilat kanë pësuar dëme nga vërshimi ujit dhe natyrisht që kjo punë do të bëhet totale kudo, sipas njësive vendore me ekspertët përkatës, sipas ndarjeve që kanë të bëjnë me sektorët që janë dëmtuar nga përmbytjet”, vijoi.

Më tej, zoti Meta shpjegoi edhe situatën e argjinaturave të dëmtuar gjatë përmbytjeve. “Është bërë një punë e madhe për të rehabilituar argjinaturat e dëmtuarave, gjë që ka ndihmuar edhe në uljen e sipërfaqes së përmbytur, ndërkohë që po merren masat për të riparuar edhe argjinaturat e tjera të dëmtuara, me qëllim që uji të largohet sa më shpejt nga sipërfaqja e përmbytur, deklaroi Meta. Po kështu janë marrë disa vendime të rëndësishme për të zgjidhur dhe për të rehabilituar të gjitha ujësjellësit e fshatrave të dëmtuar nga përmbytjet”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-06 08:59
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›