E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Islami të përjashtohet nga Grupi Parlamentar”

Pas qëndrimeve kritike dhe në kundërshtim me vendimet politike të grupit, Rama ka marrë shembull votimin e fundit në Kuvend, për kandidaturën e Bujar Leskajt për kryetar të KLSH-së, ku Islami s’ka marrë pjesë. Rama u ka shpjeguar anëtarëve të kryesisë se pikërisht për këtë veprim të pajustifikuar Islami duhet të çregjistrohet. Në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar kryesocialisti u kërkoi deputetëve që të jenë të gjithë të pranishëm në seancë dhe të votojnë kundër Leskajt.

Kundër deklarimit të prerë të Ramës për përjashtim të Islamit kanë reaguar Arben Malaj dhe Ben Blushi. Ky i fundit ka kërkuar që të paktën deputeti Islami të dëgjohet për arsyet që e detyruan të mungonte në seancë, duke e cilësuar të nxituar pozicionimin e kreut socialist. Ndërsa Malaj është shprehur se “ky nuk është kohezioni i premtuar në Kongresin e 5 nëntorit” dhe se “është e dëmshme që PS të bëjë përjashtime në prag të zgjedhjeve të 2013-ës”.

Rama ka ngarkuar kreun e grupit, Gramoz Ruçi, që të thërrasë në një seancë dëgjimore deputetin Islami për t’i dhënë mundësinë të sqarohet.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-17 08:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›