Kryesia e PS-se penalitete per Kastriot Islamin
Kryesia e PS-së diskutoi sot lidhur me mungesen e deputetëve Kastriot Islami dhe Pandeli Majko në seancën parlamentare për votimin e kandidaturës së Bujar Leskajt për kryetar të KLSH-së. Nisur nga vendimi i grupit parlamentar të kësaj force politike për të votuar kundër dekretit të presidentit për kryetarin e KLSH-së, mungesa e deputetit Kastriot Islami u konsiderua si një thyerje e vendimit kolegjial të partisë. Megjithatë vendimi përfundimtar për deputetin Islami, pritet të merret në mbledhjen e rradhës të Grupit Parlamentar të PS-se. Nga burime brenda PS, mësohet se kryesia tashme ka vendosur t’i paraqesë grupit propozimin për penalizim të deputetit Kastriot Islami.
I kontaktuar nga Abc news, Islami u shpreh se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për këtë propozim. Por ai tha se nëse do të ndodhte një akt i tille, ai do t’i ngjante veprimit të 16 dhjetorit 1982, kur ish- kryeministri i kohës Mehmet Shehu u denua ashper nga forumet me të larta të pushtetit komunist të drejtuar prej Enver Hoxhës.
Po në mbledhjen e kryesisë së PS-së, mungesa e Pandeli Majkos në votimin në seancë për Bujar Leskajn u justifikua me angazhimin e tij në funksion të një detyre të re që ai mund të marrë jashtë vendit. Pandeli Majko është propozuar pëë postin e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar për Europën dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Po ashtu mësohet se zoti Majko është njëkohësisht edhe një kandidat i mundshëm për postin e Zv.Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.
Zyra e OKB-së në Tiranë e kontaktuar nga Abc news bëri të ditur se nuk ka asnjë propozim nga selia qendrore e OKB-së në New York për një kandidim të mundshëm të Pandeli Majkos për asistent të Sekretarit të OKB –së.
Vetë deputeti Pandeli Majko ka pranuar që është në procedurat e përzgjedhjes për këtë post, por ende ato nuk kanë përfunduar. Përsa kohë nuk ka një vendim përfundimtar, deputeti Pandeli Majko vazhdon të mbajë mandatin e parlamentarit, të fituar në zgjedhjet e qershorit 2009.
Ndërkohë deputetja Rudina Seseri, ka vendosur të lërë vullnetarisht mandatin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, për arsye personale.