E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Berishës: Jam mesfushor në futboll dhe në politikë

Shefi i qeverisë në një intervistë të dhënë të enjten në mbrëmje, deklaroi se Topi nuk do të propozohet nga PD-ja si kandidaturë për postin e Presidentit. Berisha vijoi edhe më tej duke nënvizuar se Presidenti duhet të jepte dorëheqjen, më pas të krijonte parti të re.

Nga Pogradeci, ku mori pjesë në festën e hapjes së buteve të verës, Topi është kundërpërgjigjur me ironi ndaj deklaratave të Berishës: “Ju e dini se unë kam qenë lojtar i mesit të fushës gjithmonë në futboll. Besoj edhe në politikë. Presidenti, që nga momenti që ka filluar detyrën deri në përfundim, do të jetë në përputhje të plotë me të gjithë detyrimet kushtetuese. Trajneri e mëson ekipin duke i thënë të hapë lojën, jo ta ngushtojë. Kështu ju them edhe unë juve miqësisht, hapeni lojën”.

Sa i takon mungesës në festën e 21-vjetorit të krijimit të PD-së, për të cilën kryeministri Berisha deklaroi një ditë më parë se organizatorët kishin menduar që Kreu i Shtetit do të shkonte më mirë tek PS-ja sesa tek partia së cilës i përket, Topi theksoi se “gjatë mandatit në krye të Presidencës ka përmbushur gjithnjë detyrimet Kushtetuese”.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-17 09:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›