Dorëhiqet Seseri, Majko drejt OKB- së, përjashtim Islamit

Pandeli Majko
Nga Denis Dedej
Ish- kryeministri Pandeli Majko mund të lërë mandatin e deputetit për të marrë një post të lartë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Zyrtari ka bërë dje të ditur në mbledhjen e Kryesisë se ndoshta do të lërë mandatin pasi është propozuar si një prej kandidatëve për pozicionin e ndihmës sekretarit të Përgjithshëm për Europën dhe për vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. I kontaktuar nga Shekulli, Majko ka pranuar këtë lajm dhe ka thënë se emri i tij është ende në fazën e kandidaturës.
Ndërkohë në një letër të dërguar nga zyra e shtypit e PS-së, anëtari i Kryesisë sqaron se Kombet e Bashkuara po marrin një rol akoma dhe më primar në menaxhimin e krizave, paqes, zhvillimit njerëzor si dhe luftës kundër varfërisë në botë. Unë jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë kombeve të bashkuara, në pozicionin e ndihmës sekretarit te përgjithshëm të Europës dhe vendeve të ish- Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit. Për një politikan karrierë si unë, pavarësisht moshës time të re, është gjithmonë i mirëpritur rasti për të dhënë kontributin individual përtej kufijve kombëtar,- sqaroi Majko.
Nga ana tjetër, deputeti socialist vlerëson se marrja në konsideratë për të qenë pjesë e mundshme e një qeverisje globale do të ishte një nder për cilindo politikan karriere. Ai theksoi se kandidimi i emrit të tij është thjeshtë në stadin e kandidaturave jo të pakta që arrijnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe që në fund është Ban Ki-Moon ai i cili do të përzgjedh kandidaturën më të përshtatshme. Për sa i përket pozicionit të deritanishëm, përfaqësuesi i qarkut të Korçës sqaron se do të vazhdojë të jetë deputet dhe anëtar i Kryesisw sw PS-sw. Në rast se deputeti Majko do të zgjidhet në OKB, atëherë ai do të lërë mandatin e deputetit dhe në vend të tij do të jetë Irena Kallço. Kjo e fundit është propozuar nga Rama si anëtare e Kryesisë, por mori vetëm 24 vota nga 210 gjithsej.
Si po zgjidhet përfaqësuesi i OKB-së
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hartuar një listë me rreth 100 emra personazhesh dhe personalitetesh politike, të cilët kanë kontribuuar në menaxhimin e krizave të rëndësishme. Bëhet fjalë për drejtues të lartë, të cilët kanë pasur të bëjnë me kriza kryesisht në fushën humanitare. Pandeli Majko ka qenë kryeministri i Shqipërisë në vitin 1999 duke përballuar krizën e refugjatëve kosovarë gjatë luftës në Kosovë.
Mënyra se si është menaxhuar kjo krizë e ka vendosur Majkon si një nga kandidatët potencialë për të marrë postin. Atij i është komunikuar kjo gjë disa ditë më parë dhe momentalisht është në negociata me përfaqësuesit e OKB-së. Edhe ditën e enjte, në momentin kur në parlament votohej kandidatura e Bujar Leskajt për në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Majko nuk ndodhej në sallë pasi ishte në një intervistë pune në lidhje me postin në OKB. Ndërsa burime nga selia rozë bëjnë të ditur vendimi përfundimtar për pozicionin e deputetit socialist në OKB do të merret në muajin janar. Deri më tani këtë pozicion e ka mbajtur një personalitet nga shteti i Serbisë.
*******

Rudina Seseri
Seseri: Jap dorëheqjen si deputete, kam angazhime të tjera
Denis Dedej
Luis Tanushi
Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Rudina Seseri ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i deputetes për shkak të angazhimeve që ka marrë në jetën e saj private. Përmes një letre drejtuar kreut të PS-së, Seseri ka njoftuar partinë për vendimin e lënies së mandatit. Deputetja që prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka shpjeguar vendimin e saj duke thënë: Për arsye personale nuk do ta kem të mundur të vazhdoj detyrën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi.
Mbi të gjitha, ju falënderoj që më rilidhët nga afër me bashkëqytetarët e mi, sidomos me popullin e Krujës, ndaj të cilit mbetem mirënjohëse dhe krenare. Lejomëni, gjithashtu, tju siguroj për mbështetjen time të palëkundur përmes ekspertizës time profesionale në sfidën madhore të rimëkëmbjes së Shqipërisë,- përfundon letrën deputetja Seseri.
Ditën e djeshme, deputetja Seseri i është drejtuar me një letër edhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku deklaron se heq dorë nga mandati i saj pasi e ka të pamundur të ushtrojë detyrën e deputetit. Nëpërmjet kësaj letre më duhet t’ju njoftoj zyrtarisht se për arsye personale nuk do ta kem të mundur të vazhdoj detyrën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi. Shkëputja ime është efektive menjëherë dhe, në përputhje me ligjet në fuqi, mandati im i kalon kandidatit vijues të listës zgjedhore së Partisë Socialiste për Qarkun Durrës,- thuhet në letrën që Seseri i ka drejtuar Topallit.
Me dorëheqjen e deputetes së Durrësit, mandati i kalon Gjon Bardhit, i cili renditet i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë tw PS-sw nw Durrws. Aktualisht Bardhi ka një tjetër mandat, atë të kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës, çka e vë përpara zgjedhjes midis mandatit të deputetit dhe atij të kryetarit të bashkisë.
I kontaktuar në telefon nga Shekulli, Gjon Bardhi u shpreh se vendimi do të merret pas konsultimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Sipas tij, zgjedhja është tepër e vështirë pasi aktualisht ushtron mandatin e kryebashkiakut të Fushë-Krujës ku ka fituar dy sfida elektorale të rëndësishme. Ndërsa drejtues të PS-së në Qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se mandati pritet ti kalojë Edison Konomit, i cili është bankier dhe drejtues i një filiali banke aktualisht.
*******

Kastriot Islami
Kryesia e PS-së: Kastriot Islami të përjashtohet nga partia
Partia Socialiste pritet të përjashtojë këto ditë deputetin Kastriot Islami për shkak të thyerjes së përsëritur të vendimeve të grupit parlamentar. Këtë masë propozoi dje Kryesia socialiste në mbledhjen e djeshme. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur për Shekullin se midis anëtarëve të Kryesisë ka pasur një diskutim të ashpër mbi thyerjen e vendimeve të grupit mbi votimin e ligjeve apo dekreteve të ndryshme në seancë plenare.
Në mbledhjen e fundit grupit i PS-së kishte vendosur që të gjithë deputetët të ishin në Kuvend për të votuar kundër shitjes së Albpetrol dhe kandidaturës së Bujar Leskaj për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputeti Islami në kundërshtim me urdhrin e grup