E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra abuzime seksuale në institucionet katolike holandeze

Raporti i një komisioni të pavarur thotë se autoritetet katolike kanë dështuar në luftën ndaj abuzimit të përhapur në shkolla, seminare dhe jetimore.

Raporti po ashtu thekson se një në pesë fëmijë që ka marrë pjesë në këto institucione ka vuajtur pasojat e abuzimit – pavarësisht faktit nëse është katolik apo jo.

“Këto episode na mbushin me turp dhe pikëllim”, thanë peshkopët në një komunikatë.

Komisioni, i cili filloi punën në gusht të vitit 2010, hetoi lidhur me atë se çfarë dhe si kishte ndodhur. Po ashtu, komisioni shqyrtoi llojin e ndihmës që duhet t’u ofrohet viktimave.

Në raport janë studiuar 1 800 ankesa për abuzim në institucionet katolik, duke identifikuar 800 autorë të dyshuar, 100 prej të cilëve janë akoma gjallë.

Raporti vlerëson se në institucionet katolike është abuzuar seksualisht me 10 mijë deri në 20 mijë minorenë nga viti 1945 deri në vitin 1981. Ndërsa nga 1981 deri në vitin 2011 është abuzuar edhe me disa mijëra fëmijë të tjerë.

Shumica e rasteve kanë të bëjnë me abuzim të moderuar, të tillë si prekje, por raporti vlerëson po ashtu se disa mijëra fëmijë janë përdhunuar.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-16 16:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›