E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bum ankesash për parregullsi në prokurime

Në raportin vjetor të punës për vitin 2011 pranë komisionit parlamentar të Ekonomisë, kreu i këtij autoriteti, Altin Qoshja, tha se në 491 ankesa për prokurimet publike, në 70 prej tyre ka pasur parregullsi të theksuara, për të cilat është rekomanduar anulimi i procesit të prokurimit, ndërsa për 110 raste është kërkuar rivlerësim i ofertave.

“Janë vërejtur parregullsi që lidhen me mosnjohjen e ligjit nga komisionet e vlerësimit të ofertave, kryesisht në komuna të vogla, mosrespektimi i afateve ligjore të publikimit, publikimi i dokumenteve të tenderit jo në përputhje ligjore, etj”, tha Qoshja. Sipas kreut të Avokatit të Prokurimeve, Altin Qoshja kanë nisur hetimet për 314 ankesa, ndërsa në 171 raste ka pasur shqyrtim administrativ. /Start/

                                                                                             2012-02-27 16:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›