E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i emërimeve në Bashkinë e Tiranës, Albana Vokshi i përpilon listën Bashës

Albana Vokshi

Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së gruas së PD, i ka dërguar Lulzim Bashës një listë me rreth 60 gra për tu punësuar në Bashki vetëm nga njësia nr.11, dhe e urdhëron atë të fillojë procedura e punësimit sa më shpejt. Sikur të mos ketë mjaftuar kjo, i dërgon dhe një listë shtesë me rreth 20 gra të tjera nga kjo njësi dhe lista shkon gjithsej në 80 gra. Prej tyre disa kanë filluar ndërkohë punë dhe për të tjerat janë dhënë udhëzime të sistemohen sa më shpejt.

Tema ka siguruar gjithë korrespodencën e Albana Vokshit me zyrtarët e Bashkisë, kryesisht emërime familjare të Bashës, dhe kërkesat e saj.

Skandali në të vërtetë zbulon politikën reale që po ndjek Lulzim Basha lidhur me punësimin me kriter politik dhe flakjen në rrugë të specialistëve duke u zëvendësuar me njerëz pa asnjë kualifikim, të diktuar me lista, në rastin konkret nga një drejtuese e PD-së. Është fjala për njeriun që premtoi konkurse, profesionalizëm dhe qytetari në drejtimin e Bashkisë, por që siç do ta shihni gjithë emërimet janë ose kushërinj të gruas ose mbiemra veriorë të ofruar nga Vokshi. Një skandal që në çdo vend tjetër do ti kishte kushtuar shtrenjtë një politikani. /Tema/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›