E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kroi i gjarpërit” asgjëson rreth 3 mijë rrënjë kanabis

Operacioni i koduar “Kroi i gjarpërit”, ka identifikuar parcela me drogë në fshatrat Shkretë, Mafsheq, Brret dhe Shjezë të komunës së Cudhisë, 20 km larg qytetit të Krujës janë sekuestruar dhe më pas janë asgjësuar 2951 rrënjë canabis sativa, të cilat ishin mbjellë në zona të pyllëzuara.

Gjatë operacionit të koduar “Kroi i gjarpërit” janë shoqëruar në komisariatin e Krujës tre shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur për arsye hetimi. Disa ditë më parë forcat e policisë asgjësuan mbi 5 mijë rrënjë canabis në fazën e pjekurisë, ndërsa u arrestuan tre persona dhe dy të tjerë po hetohen në gjëndje të lirë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›