E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë: Bie në Bistricë, humb jetën 25-vjeçari

18/07/2009  Një 25-vjeçar ka humbur jetën në spitalin civil të qytetit të Sarandës, gjashtë orë pas aksidentit rrugorë të ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Aksidenti që i morri jetën 25-vjeçarit dhe u plagos një i ri, ndodhi në afërsi të disko “Ecuadror”, rreth 3 kilometra larg qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Çukë.

Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Sarandës, pohuan, se “një makinë tip BMW me targa të Fierit me dy persona në mjet, në momentin kur ka dashur të ecë mbrapsht ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në ujërat e Bistricës, pikërisht në vendin ku derdhet lumi në detin Jon”. Menjëherë, të njoftuar nga dëshmitarë të shumtë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të komisariatit të Policisë së Rendit Sarandë, Repartit të Zjarrfikëses, ambulanca të urgjencës “Stefan Mekshi”, ndërkohë që të parët që kanë ndërhyrë kanë qenë efektivët e policisë kufitare, të gjendur menjëherë në vendngjarje me skaf. Ndërhyrja e mjeteve të tjera ka qenë pothuajse e pamundur për shkak se automjeti kishte rënë nga një lartësi rreth 120 metra e kishte përfunduar në lumë, pranë grykëderdhjes së tij. Nga automjeti i përmbysur janë nxjerrë të gjallë trupat e dy të rinjve, por njëri prej tyre humbi jetën, si pasojë e plagëve të rënda që morri gjatë aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›