Ktheu të dashurën në punëtore seksi, arrestohet nga policia
18/07/2009 Një vit më parë ishte vendosur arresti me burg
Policia e Beratit ka vënë nën pranga një 31-vjeçar, pasi ndaj tij gjykata kishte vendosur arrestin me burg nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të së dashurës. Burime pranë organit blu në qytetin e Beratit bëjnë me dije se rreth orës 16:30 të ditës së djeshme është bërë ndalimi i A. Buçaj, 31 vjeç. Ky person, sipas policisë, ishte denoncuar nga ish e dashura për ushtrim prostitucioni, akuzë për të cilën po gjykohej në mungesë, ndërkohë që pasditen e djeshme ka rënë në pranga të policisë. Uniformat blu bënë ndalimin e 31-vjeçarit, lindur dhe banues në lagjen “Çlirim” të këtij qyteti duke ekzekutuar kështu vendimin e gjykatës së rrethit të Beratit. Kjo gjykatë mësohet se me një vendim me numër 21 që mban datën 16. 05. 2008 kish vendosur në mungesë masën e sigurisë me “arrest në burg” ndaj të riut. Ky i fundit prej afro një vit ka qenë në kërkim pasi gjykata kish vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Akuzën ndaj tij mësohet se e ka ngritur një vit më parë vajza me inicialet E. G, nga qyteti i Beratit. Ajo akuzoi ish të dashurin e saj në mars të vitit të kaluar në polici duke deklaruar se ish shfrytëzuar prej tij gjatë vitit 2007 në Itali si prostitutë. Vajza ishte larguar me dëshirën e saj për një jetë të re me të dashurin e saj duke zgjedhur Italinë si vendin ideal. Por, në denoncimin e ngritur ajo ka deklaruar se jo gjithçka kish ecur sipas parashikimeve, pasi menjëherë pas mbërritjes në Itali është detyruar të punojë si punëtore seksi nga i dashuri i saj. Ky i fundit pas disa muajsh shfrytëzim mësohet se është kthyer në vendlindje duke e braktisur të dashurën. Kësaj të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kthehet dhe të denoncoj në polici Buçajn. Ndaj këtij të fundit policia nisi hetimet dhe është gjykata ajo do të vendoste ndaj tij masën e sigurisë në burg më akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, në mungesë.