E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Liberalizimi i vizave për Kosovën pas disa vitesh”

Lajmin e ka bërë të ditur Ulrike Lunacek, deputete austriake dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke shtuar se takimi mes përfaqësuesve të BE-së dhe Kosovës do të mbahet në Prishtinë. Megjithatë, ajo nuk parashikon një liberalizim të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.“E di që qeveria kosovare e ka përgatitur planin veprues. Ajo çfarë po përpiqem të bëj si raportuese, bashkë me kolegët të tjerë nga Parlamenti Evropian, është që dialogu për liberalizimin e vizave të fillojë menjëherë, ashtu siç kërkohet në konkluzionet e Këshillit të Evropës të muajit dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Lunacek në një intervistë për gazetën “Vesti”.Lunacek ka theksuar se pengesë kryesore për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është fakti se Kosova nuk është njohur nga të gjitha shtetet e BE-së. Nga ana tjetër, sipas saj, Kosova nuk ka përmbushur as disa kushte të tjera, si pasaportat biometrike, regjistri i qytetarëve, etj. “Edhe pse nuk do të doja që të ndodhë kjo, më duhet të them se, mund të ndodhë që në fund të verës së këtij viti, qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit nga Ballkani Perëndimor që nuk do të mund të udhëtojnë lirshëm”, theksoi Lunacek.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›